Aktualitet

Elton Qyno: Brilant Martinajn e morën në qafë spiunët, e njohën nga kostumi që i dukej në kamera

21 Dhjetor 2020, 22:04 Nga DOSJA
Elton Qyno: Brilant Martinajn e morën në qafë spiunët, e

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Brilant Martianj, i shpallur në kërkim pas vrasjes së efektivit Xhulio Prela, është ‘marrë në qafë’ nga spiunët.

I ftuar në “Opinion”, Qyno tha se nga kamerat e sigurisë, Martinaj nuk dallohej qartë se kush ishte, por nisur nga veshja, janë pyëtur shumë persona dhe është zbardhur identiteti.

“Në fakt Brilant Martinaj spiunët e morën në qafë. Në kamerat e sigurisë shihej që ishte një person që zbriste nga makina ku ndodheshin autorët, por që nuk identifikohej dot se kush ishte. Atij i dukej vetëm kostumi ushtarak, kamuflazh, por jo fytyra sepse ishte goxha larg. Janë pyetur disa informatorë, dhe përmes tyre është marrë vesh që ka qenë Brilanti personi në fjalë,”- tha Qyno.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brilant martinaj elton qyno nikoll sherrniku vritet xhulio prela brilant martinaj elton qyno nikoll sherrniku vritet xhulio prela

Sondazh

Poll