Politike

Pandemia e Covid-19/ Kryemadhi: Mbyllja në mars ishte një gabim i madh, ekonomia u godit rëndë

21 Dhjetor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Pandemia e Covid-19/ Kryemadhi: Mbyllja në mars ishte një gabim i

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur në lidhje me masat e reja kufizuese të marra nga Komitetit i Ekspertëve.

E ftuar në emisionin “Quo Vadis” ka thënë se mbyllja e parë në muajin mars për shkak të Covid-19, ishte një gabim i madh duke shtuar se izolimi rrënoi ekonominë e vendit dhe shkaktoi panik tek qytetarët.

 “Nuk mbyllet gjithë populli shqiptar duke dalë në Facebook me kanatiere. Faza e parë e mbylljes ishte një keqmenxhim i jashtëzakonshëm, panik ekstrem. Nuk rrënoi vetëm ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve. Pati një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare.”- ka thënë ajo. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll