Politike

Situata e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri/ Kryemadhi: Po keqmenaxhohet, njerëzit kanë frikë të shkojnë në spital, po

21 Dhjetor 2020, 20:31 Nga DOSJA
Situata e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri/ Kryemadhi: Po

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë se pandemia e Covid-19 në vendin tonë po keqmaxhohet.

E ftuar në emisionin “Quo Vadis”, ajo ka thënë se njerëzit në Shqipëri ndihen të pasigurtë duke shtuar se shumë persona kanë frikë të shkojnë në spital për shkak se nuk marrin mjekimin e duhur.

Po ashtu ajo ka thënë se një nga problemet që ka qeverisja sot sipas saj është se  kjo e fundit nuk mendon si ta zgjidhë problemin dhe si t’i ndihmojë qytetarët shqiptarë, por si t’i tmerrojë qytetarët, që ta kenë më të lehtë për t’i kontrolluar.

“Kosova ka shpërndarë ndihmën e katërte ekonomike, në vendin tonë ka njerëz që  nuk ka marrë të parën. Ajo që propagandohej në media në fillim të pandemisë nuk ishte e vërtetë. Qeveria nuk u fokusua tek pandemia që në fillim. Miqtë e mi kanë frikë të shkojnë në spital, është krijuar pasiguri tek jeta e njerëzve, njerëzit janë në ankth po kalojnë në depresion. Do ishte një armë e mirë nëse qeveria do t’i donte më shumë njerëzit e saj.  Unë nuk dua të bëhem eksperte shëndetësore, por dua të them që keqmenaxhimi i kësaj situate nga qeveria do të sjellin vendime absurde, të cilat unë mendoj që këto kufizme nuk e shërojnë shqiptarët nga Covid dhe nuk shtojnë mundësitë financiare që të kenë mundësi për të paguar. Unë dua të theksoj që më vjen keq që shqiptarët çdo dite e më shumë po përballen me një depresion psikologjik. Njerëzit nuk kanë asnjë lloj orientim të qartë. Një nga problemet që ka qeverisja sot është se nuk mendon si ta zgjidhë problemin dhe si t’i ndihmojë qytetarët shqiptarë, por si t’i tmerrojë qytetarët, që ta kenë më të lehtë për t’i kontrolluar.”- tha ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll