Aktualitet

Artan Hoxha zbardh pazaret e grupit të kokainës, me sa e blinin kokainën në Ekuador dhe me sa e shisnin në Europë, dëshmi

21 Dhjetor 2020, 19:23 Nga DOSJA
Artan Hoxha zbardh pazaret e grupit të kokainës, me sa e blinin

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga pazaret e grupit të kokainës që u shkatërruar në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Atos”. Në një intervistë për “Radar”, Hoxha tha se grupi ku bënin pjesë dhe dy kushërinjtë Rraja, Ramazani dhe Fioralbi, e blinin kokainën në Ekuador me 1365 euro kg dhe në Europë e shisnin me 100 mijë euro kg.

Hoxha shton se Ramazan Rraja pasi është djegur nga një takim që ka pasur me një shtetas rus dhe Musa Gjikolën, ka pranuar se e njeh këtë të fundit. “E njoh,”- ka thënë ai dhë policia e ka vënë në pranga.

“Gjykata ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg për Ramazan Rrajën në Belgjikë. Rraja lëvizte me letra polake në vendet e BE-së, ndërsa vetëm 10 ditë më parë ishte larguar nga Shqipëria. Ramazan Rraja u kap në shtëpinë e një të afërmi ku iu gjetën një shumë parash. Ai takoi Musa Gjikolën, i cili ishte në monitorim nga policia belge, ndërsa të dy përfunduan pas hekurave. Në takim ka qenë edhe një rus. grupi e blinte kokainën në Ekuador me 1365 euro kg dhe në Europë e shiste me 100 mijë euro kg. ramazani ka pranuar se e njihte Gjikolën dhe të dy u vunë në pranga,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Operacioni u finalizua sot, një javë pas nisjes. Informacionet e para lidhur me mega-operacionin i dhanë dy ditë më parë mediat belge, megjithatë në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Fioralb Rraja u arrestua bashkë me kushëririn e tij Ramazan Rraja, gjithashtu i njohur për drejtësinë shqiptare dhe të tjerët të identifikuar si: Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xheçuka. Ndërsa për F. Gj.,pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha fioralb rraja operacioni atos ramazan rraja artan hoxha fioralb rraja operacioni atos ramazan rraja

Sondazh

Poll