Aktualitet

Punon roje në bashki, flet babai i Fioralb Rrajës që u arrestua në grupin e kokainës: Nuk kam një palë këpucë prej çun

21 Dhjetor 2020, 19:01 Nga DOSJA
Punon roje në bashki, flet babai i Fioralb Rrajës që u arrestua

TIRANË– Fatos Rraja, babai i Fioralb Rrajës, të arrestuaarit për trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt BE-së, ka treguar se prej një jave, nuk kishte asnjë kontakt me të birin. Në një intervistë për AbcNeës, Fatos Rraja shprehet se lajmin e ka marrë vesh nga policia, e cila i ka shkuar për kontroll në shtëpi.

Ai tregon se vetë punon roje në bashki dhe se jeton në një shtëpi dhomë e kuzhinë e nga djali, nuk ka asnjë palë këpucë dhuratë. Fatosi shton gjithashtu se është çuditur kur e ka marrë vesh këtë gjë.

Intervista e plotë e Fatos Rrajës

Zoti Fatos, si e morët vesh lajmin?
Sot e mora vesh lajmin. Erdhi policia për kontroll sot në shtëpi.

Kur keni folur për herë të fundit me djalin?
Para 6 ditësh.

Çfarë mendoni?
Jam çuditur për Zotin. Sa di ti, di unë. Thjeshtë, ka ikur ka ardhur, erdhi kur na vdiq një çun xhaje, iku. Ka një javë që kam humbur kontaktin.

Cfarë ju ka thënë, ku do të ikte?
Për Belgjikë ka qenë me një kushëri të vetin.

Me Ramazanin?
Po.

E ka kushëri të parë?
Jo, të tretë.

Si është lidhja juaj me deputetin?
Deputeti Ramazanin e ka nip, ndërsa unë jam brezi i tretë.

Si e shpjegoni këtë?
Unë u çudita edhe kur më bënë pyetje mua (policia). Unë u thashë nuk kam dalë me u tall, jam me realitetin, u thashë kam humbur kontaktin. Më thanë a di gjë se është ndaluar? U thash kam 5 net një javë që kam humbur kontaktin. Më mori në telefon, a jeni mirë, mirë, hajt u ruajt Zoti.

Policia ju bëri kontroll në shtëpi?
Po më thanë, me urdhër të gjykatës, na e ka sjellë belgu. Në biznes nuk bënë kontroll, kam një prodhim të vogël. Unë jetoj në një shtëpi 1+1. Përderisa nuk kam, një palë këpucë prej çunit, për mua është Allah, Allah, unë jam roje nate në bashki, biznesin e kam pasur në emër të çunit, ai e ka pas menaxhuar. Unë jam roje nate në bashki.

Me deputetin keni folur?
Jo, jo nuk kam pasur kontakt. E kam takuar para 5 ditësh, por nuk kam pasur kontakt se ka pasur hallet e veta. Nuk jam asnjë lloj pasurie, 1+1 në pallat jetoj. Sesi është problemi Zoti e di, se po të ishte në Shqipëri do interesohesha, por ai është atje.

A keni një mesazh për djalin?
Unë dua të lirohet sa më parë, të vijë në shtëpi sa më parë, nëse është korrekt me gjërat. Unë nuk di asgjë, për 6-7 muaj ka shkuar dy herë dhe ka ardhur.

Shoqërohej shumë me Ramazanin?
Këtu po. Por edhe atje derisa sa i kanë kapur të dy, bashkë do të kenë qenë. Mua sot më thanë, dhe mendova prandaj paskam humbur kontaktet me fëmijën, kontrolloni ku të doni.

Operacioni u finalizua sot, një javë pas nisjes. Informacionet e para lidhur me mega-operacionin i dhanë dy ditë më parë mediat belge, megjithatë në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Fioralb Rraja u arrestua bashkë me kushëririn e tij Ramazan Rraja, gjithashtu i njohur për drejtësinë shqiptare dhe të tjerët të identifikuar si: Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xheçuka. Ndërsa për F. Gj.,pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fioralb rraja operacioni atos ramazan rraja fioralb rraja operacioni atos ramazan rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 17:31

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë, ‘Arrest me burg’ për Ruzhdi Hoxhën, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi u kap me ID të falsifiku...