Aktualitet

Dita e dytë e protestës/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dalin para ministrisë së Brendshme, kërkohet dorëheqja e Ardi Ve

21 Dhjetor 2020, 17:47 Nga DOSJA
Dita e dytë e protestës/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dalin

TIRANË– Pasditen e sotme aktivistët Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë organizuar një protestë para ministrisë së Brendshme, ashtu siç e kishin paralajmëruar.

Protesta e dytë e tyre vjen për shoqërimin me dhunë për 4 aktivistët nga Policia e Shtetit në komisariat. Aktivistët kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, sakaq bëjnë me dije se protestën do e vazhdojnë në ditët e ardhshme. Ndërkohë aktivistja Adriana Kalaja, është shprehur se protesta është paqësore, duke shtuar se ngjarja e së shtunës është e stisur.

Sakaq në protestë ka marrë pjesë dhe regjisori Robert Budina, i cili ka thënë se policia nuk shkon aty ku luhet droga dhe bëhen krime por merr me forcë aktivistët pa asnjë arsye. Sakaq, aktori Mehdi Malkaj, ka bërë ironi duke thënë se policia në vendin tonë të rreh me dashuri. Ndër të tjera ai ka shtuar se blutë e vendit tonë përpara se të të godasin fillimisht të tëreqin zvarrë. Po ashtu në protestë ka marrë pjesë dhe aktivisti Ergys Mertiri, një nga të shoqëruarit që tashmë është liruar. Ai ka thënë se protesta është e vetmja mënyrë për për të vepruar ndaj një qeverie që sipas tij vepron në të gjitha institucionet

Të shtunën, Astrit Seranaj, Ergys Mertirin, Donald Martini dhe Gentjan Hasani, u shoqëruan me dhunë në komisariat. Aktori Neritan Liçaj, i cili dha lajmin për shoqrimet, është shprehur se ata u morën në komisariat pa asnjë arsye.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja mehdi malkaj protesta e amt robert budina adriana kalaja mehdi malkaj protesta e amt robert budina

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 17:31

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë, ‘Arrest me burg’ për Ruzhdi Hoxhën, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi u kap me ID të falsifiku...