Aktualitet

NGJARJET/ U kap sot në Kosovë, kush është Markelian Cungu, ‘rekordmeni’ i grabitjeve në vend që ka përfunduar me dhje

21 Dhjetor 2020, 18:06 Nga DOSJA
NGJARJET/ U kap sot në Kosovë, kush është Markelian Cungu,

TIRANË– Pas thuajse një viti në kërkim, arratia për Markelian Cungun ka marrë fund! Sot, Policia e Kosovës, në rrethana që ende nuk dihen, ka vënë në pranga super-hajdutin që ka autorësinë e të paktën 500 grabitjeve në vend. 23-vjeçari që është cilësuar si rekordmeni i vjedhjeve në Shqipëri ka një biografi mjaft të pasur në kartotekat kriminale.

‘Karriera’ e Cungut nisi në vitin 2016, kur i riu ishte vetëm 19 vjeç dhe sapo ishte kthyer nga Gjermania. Teksa sapo kishte lënë qëlinë e burgut në Gjermani për nje tjetër vepër penale, dhe u arrestua në Shqipëri si autor i vjedhjes së banesës së një biznesmeni.

Vetëm në komisariatin nr.3 emri i Cungut është shkruar në mbi 70 vjedhje dhe grabitje, ndërsa në komisariatet e Tiranës rezulton të ketë autorësinë në mbi 500 vjedhje. Por emri i tij bëri bujë kur u përfshi në ngjarjen e 17 janarit kur bashkë me Fatjon Mertënikaj, 28 vjeç, që është vënë në pranga u futën në banesën e Petrit dhe Afërdita Laze, me qëllim për të vjedhur.

Por grabitja nuk shkoi siç duhet dhe Cungu përdori automatikun. Cungu dhe Mertënikaj u ndjenë nga pronari i shtëpisë, dhe mes tyre e Petrit Lazes filloi një përleshje në korridorin e shtëpisë. Markelian Cungu qëlloi me automatik në drejtim të Petrit Lazes, duke e plagosur rëndë në bark, e më pas qëlloi gjithashtu edhe në drejtim të bashkëshortes së tij, Afërdita Laze. Më pas u larguan nga banesa duke hedhur armët në një kanal aty pranë, të cilat u gjetën dhe ekspertiza provoi gjurmët e supër-hajdutit dhe bashkëpunëtorit të tij.

Markelian Cungu nuk është i vetmi problematik në familjen e tij. Ai ndiqet pas nga i vëllai, Kevin Cungu që është vënë në pranga për plasjen e Rexhep Gjelit. Vetë ky i fundit, pas ngjarjes tregoi se nuk ka patur as shoqëri të afërt me Cungun e as konflikte, por njiheshin nga rrjeti i përbashkët i shokëve. 

Sipas Gjelit, mbrëmjen e 11 shtatorit, Cungu e ka thirrur në emër dhe i është prezantuar si “Trimi i 5 majit”, duke tentuar që ta qëllojë direkt me armë, por i riu i ka kapur pistoletën. Teksa është tentuar të largohet Cungu është hasur në ndjekjen e Gjelit dhe në këtë moment Kevini është kthyer dhe e ka qëlluar, duke e lënë të plagosur.

Kevin Cungu është pas hekurave e ndërsa i vëllait pritet që t’i bashkohet pak ditë më pas.

ditët në vijim, pritet që Cungu, të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku do përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Grabitjes me armë” të mbetur në tentativë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet markelian cungu kevin cungu markelian cungu arrestohet markelian cungu kevin cungu markelian cungu

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 17:31

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë, ‘Arrest me burg’ për Ruzhdi Hoxhën, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi u kap me ID të falsifiku...