Aktualitet

U sekuestrua drogë dhe viagra/ U ekzekutua me pesë plumba në sy të të dashurës, Brandon Bregu i përfshirë në rrjetin e

21 Dhjetor 2020, 18:22 Nga DOSJA
U sekuestrua drogë dhe viagra/ U ekzekutua me pesë plumba në sy

TIRANË– Brandon Bregu, 42-vjeçari i ekzekutuar në Spanjë me pesë plumba rezulton të jetë pjesë e një rrjeti droge që u shkatërrua pak javë më parë në Costa Blanca. Mediat lokale shkruajnë se Bregu është anëtar i këtij grupi, gjashtë prej të cilëve u arrestuan nga policia në kuadër të një operacioni të zhvilluar pak javë më parë. Gjatë operacionit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine dhe pilula të llojit Viagra.

Ky grup dyshohet të jetë autor i tre sulmeve, një prej tyre i bërë në një lokal pa emër në zonën e njohur si Alfas del Pi. Mes të arrestuarve ishte edhe një tjetër shqiptar e pesë të tjerë, përfshirë një britanik dhe një irlandez.

Të arrestuarit pritet të merren në pyetje për të zbardhur detaje mbi ekzekutimin e Bregut, por pista kryesore ku po hetohet deri më tani është ajo e pazareve të drogës. 42-vjeçari u vra në Spanjë pak ditë më pare teksa darkonte me të dashurën e tij britanike. Ai është me origjinë nga Lushnja dhe bënte një jetë luksoze në Spanjë ku reklamonte makinën, motorrin, shtëpinë e tij dhe vendet ku shkonte për pushime.

Në fotot e publikuara nga Dosja.al shihej edhe se Bregu mbante si tatuazh në krah emrin ‘Santino’ që ende nuk dihet se kujt i përket por me siguri ka qenë një person i shtrenjtë për shqiptarin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brandon bregu vritet shqiptari ne spanje brandon bregu vritet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 17:31

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë, ‘Arrest me burg’ për Ruzhdi Hoxhën, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi u kap me ID të falsifiku...