Aktualitet

“Forca e qytetarëve është më e madhe se e policisë”/ Aktivisti Mërtiri: Protesta vetmja mënyrë për të vepruar ndaj

21 Dhjetor 2020, 19:03 Nga DOSJA
“Forca e qytetarëve është më e madhe se e

TIRANË– Aktivisti Ergys Mërtiri, i cili ishte i shoqëruar nga policia mbrëmjen e së shtunës ka dalë pasdite në protestën që është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Në një intervistë që ka dhënë për Faxneës, ai ka thënë se forca e qytetarëve është e madhe dhe sipas tij kjo forcë mund të bëjë që qeveria të bjerë.

Po ashtu ai ka thënë se protesta është organizuar nga AMT në shenjë reagimi për faktin që pas gjithë asaj që u bë, sipas tij policia vijon me të njëjtën logjikë, me të njëjtin agresivitet dhe me të njëjtën dhunë.

Ndërkohë ai shton se dhuna e ushtruar nga policia është frikë se forca e qytetarëve do rritet ndërsa thekson se protesta është mënyra e duhur për të vepruar ndaj qeverisë që ka kapur institucionet.

“Protesta është e lirë, është thirrur nga AMT në shenjë reagimi për faktin që pas gjithë asaj që u bë, duket se policia vijon me të njëjtën logjikë, me të njëjtin agresivitet, me të njëjtën dhunë dhe duket që ky shtet nuk vë mend, prandaj mendojmë që reagimi duhet të ekzistojë se është i vetmi që e vendos pushtetin para përgjegjësisë dhe e vetmja mënyrë që qytetarët kanë për të fituar dicka nga liritë e tyre që ky shtet po jau merr. Kemi vite që jemi në protestë dhe është bërë normale për ne. Strukturat shtetërore duhet të reagojnë. Ka nisur një hetim që shpresoj të shkojë deri në fund, por të mos mbetet me kaq dhe të vazhdojë në ndjekje penale. Mendoj që cdo njeri, i cili sillet në mënyrë jo të përshtatshme me ligjin, i cili dhunon dhe e sjell në mënyrë arbitrare, e shfrytëzon postin, pushtetin që i jep statusi që ka për mllefet apo inatet e veta, aq më keq kur e shfrytëzon për llogari të pushtetit, për të shkaktuar frikë tek qytetarët që të mos protestojnë kundër pushtetit. Duhet të kenë frikë nga ligji. Dhuna që ka ushtruar policia është frikë. Forca e qytetarëve është më e madhe se e policisë. Nëse e policisë është të hedhë gaz, të lagë me ujë, apo të shoqërojë adoleshentë në rajone e të dhunojë, forca e qytetarëve është më e madhe se mund ta bëjë qeverinë të bjerë hundë e buzë. Shteti reagoi dhunshëm, aq më tepër pasi vrau një qytetar. Në fakt janë njerëzit e shtetit ata që e shkrepin armët dhe ishte e frikësuar se forca e qytetarëve rritej dhe kjo është dëshmia e forcës që ka qytetari. Protesta është mjeti i duhur për të vepruar ndaj një qeverie që i ka kapur të gjitha institucionet.”– ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergys mertiri ergys mertiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 17:31

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë, ‘Arrest me burg’ për Ruzhdi Hoxhën, i cili u arrestua 3 ditë më parë pasi u kap me ID të falsifiku...