Thatësira shqetësuese në Evropë, ekspertët japin alarmin
26 Prill 2019, 11:27Nga DOSJA
Kjo verë pritet të dominojë nga një mot i thatë dhe me reshje të pakta shiu, ç’ka ka vënë në alarm ekspertët e motit.
Në Gjermani, e cila përbën ekonominë më të madhe në Evropë, fermerët janë të frikësuar në fillim të sezonit për shkak të lajmeve të këqija, pas thatësirës së vitit të kaluar.
Nëse nuk bien reshjet e zakonshme të shiut që shoqërohen në muajin maj, ekspertët thonë që do të ketë probleme të mëdha në kultivimin e bimësisë.
“Në qoftë se moti i thatë vazhdon në muajt e ardhshëm, thatësira e vitit 2018 mund të përsëritet ose të tejkalohet,” paralajmëroi Udo Busch, kreu i sektorit bujqësor gjerman.
Madje thatësira që shoqëroi vitin që shkoi, të gjithë Evropën, shkaktoi vatra të mëdha zjarri. Vitin e kaluar rreth 25,000 hektarë tokë u shkatërruan nga zjarret në Suedi. Mungesa e shiut shkakton një tension të madh tek fermerët, sidomos tek ato të Evropës Lindore.
Shiu është parashikuar për ditët e ardhshme, por pritet të jetë shumë i pamjaftueshëm për atë që nevojitet për të zbutur një situatë shqetësuese.
“Ne shpresojmë sinqerisht për shiun, muaji vendimtar për ne është maji”, tha zëdhënësi i shoqatës së fermerëve, Tino Erstling.
RUSI- Dje u zhvillua për herë të parë takimi mes dy lidërve të mëdhenj botëror, Kim Jong Un, liderit të Koresë së Veriut dhe Vladimir Putin, lideri i Rusisë. Po...
Deutsche Welle: Libri juaj i fundit ka një titull të habitshëm: “Pas Evropës”. A do të thotë kjo se Evropa nuk ekziston më?Ivan Krastev: Libri im sh...
Tiranë-Autorët e “Studimit për qendrën” paralajmërojnë më shumë nga qëndrimet e veçuara populiste të djathta se sa nga esktremizmi i djathtë si fenomen. ...
Francë- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së fundmi ka deklaruar se do të ulen taksat për francezët. Duhet të themi se kjo deklaratë e tij erdhi pas protest...
RUSI- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së tij në Rusi është takuar sot me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin. Pas shtrëngimit të duarve...
BRAZIL- Papagalli ka bërtitur gjatë natës, duke i tmerruar pronarët me alarmin e sulmit në shtëpinë në Tersina.“Duhet të ketë qenë i trajnuar për këtë, ai...
BEOGRAD- 80 OSHC të Ballkanit Perëndimor dhe disa individë kanë nënshkruar një peticion për Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të iniciuar nga Lëviz...
Sipas studimimeve qentë e kanë origjinën nga ujku, edhe pse ata janë cilësuar si miku më i mirë i njeriut. Ky studim mbi kafshët e zbutura kanë dhënë përgjigje ...