Aktualitet

E shau dhe e qëlloi nga ana e djathtë duke ia çuar plumbin në zemër, ‘misteriozi’ me fuoristradë u zu me Xhulio Prelë

21 Dhjetor 2020, 17:10 Nga DOSJA
E shau dhe e qëlloi nga ana e djathtë duke ia çuar plumbin

TIRANË– Një person i tretë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit Xhulio Prela por për publikun, mbeten ende mister gjeneralitetet e tij. Dosja.al ka mësuar se në orët e para të mëngjesit, Prela është ‘përplasur’ me drita makinash me një mjet fuoristradë ku udhëtonte ‘misteriozi’, dhe ka marrë të shara e ofendime nga ky i fundit.

Efektivi i FNSH-së ka ecur disa metra, pas është kthyer mbrapsht dhe i është vënë pas mjetit në fjalë, ka ulur xhamin e djathtë të makinës dhe me armën e shërbimit në dorë ka kërkuar llogari nga personi që kishte përballë.

Sherri ka agravuar në përdorimin e armës edhe nga personi që ende nuk i dihet identeti, i cili e ka qëlluar tre herë Prelën, nga ana e djathtë, duke bërë që plumbi t’i shkojë në zemër e t’i marrë jetën. E ndërsa efektivi nuk ka arritur ta përdorë dot armën e tij, e cila është gjetur poshtë sediljes së pasagjerit të mjetit të tij “Ëolksëagen Passat”.

Më pas, autori është larguar duke lënë pas efektivin e vdekur. Për momentin, drejtësia shqiptare po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Nga ana tjetër, Nikoll Sherrniku, i vetmi i arrestuar për ngjarjen është lënë sot në burg. Ai ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka lidhje me ngjarjes dhe se mëngjesin e krimit të rëndë ka qenë në shtëpi. Sherrniku ka mohuar edhe njohjen me të shpallurin në kërkim, Brilant Martinaj.  Ky i fundit, gjithashtu pretendon se është i pafajshëm dhe se po akuzohet vetëm për faktin se ka kaluar në atë zonë, në të njëjtën orë me kohën kur ka ndodhur krimi i rëndë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brilant martinaj nikoll sherrniku vritet xhulio prela xhulio prela brilant martinaj nikoll sherrniku vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll