Aktualitet

Arrestohet në Kosovë Markelian Cungu, super hajduti që plagosi çiftin në Allias dhe ka autorësinë e mbi 500 grabitjeve

21 Dhjetor 2020, 17:19 Nga DOSJA
Arrestohet në Kosovë Markelian Cungu, super hajduti që plagosi

KOSOVË– Arrestohet në Kosovë, Markelian Cungu! Super hajduti që ishte shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh në Shqipëri, ku më e fundit është ajo e janarit të këtij viti, është vënë në pranga në Kosovë.

Në ditët në vijim, pritet që Cungu, të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku do përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Grabitjes me armë” të mbetur në tentativë.

Në janar të këtij viti, Cungu, që rezulton të ketë autorësinë e mbi 500 vjedhjeve e grabitjeve, u fut në banesën e Petrit dhe Afërdita Laze, me qëllim për të vjedhur bashkë me Fatjon Mertënikaj, 28 vjeç, që është vënë në pranga.

Por grabitja nuk shkoi siç duhet dhe Cungu përdori automatikun. Cungu dhe Mertënikaj u ndjenë nga pronari i shtëpisë, dhe mes tyre e Petrit Lazes filloi një përleshje në korridorin e shtëpisë. Markelian Cungu qëlloi me automatik në drejtim të Petrit Lazes, duke e plagosur rëndë në bark, e më pas qëlloi gjithashtu edhe në drejtim të bashkëshortes së tij, Afërdita Laze.

Më pas u larguan nga banesa duke hedhur armët në një kanal aty pranë, të cilat u gjetën dhe ekspertiza provoi gjurmët e supër-hajdutit dhe bashkëpunëtorit të tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita laze arrestohet markelian cungu markelian cungu petrit laze aferdita laze arrestohet markelian cungu markelian cungu petrit laze

Sondazh

Poll