Aktualitet

‘Lumë’ kokaine nga vendet latine drejt Europës, kush është Fioralb Rraja, nipi tjetër ‘problematik’ i deputetit të

21 Dhjetor 2020, 15:54 Nga DOSJA
‘Lumë’ kokaine nga vendet latine drejt Europës, kush

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje për jetën dhe ‘profilin’ e Fioralb RRajës, nipit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja që u vu në pranga në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar me emrin “ATOS”. Mësohet se Rraja ka një biznes në Nikël, konkretisht në fshatin Larushk dhe përveç kalimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë, i përkushtohej edhe mobilerisë së tij.

Mobileria me emrin tregtar Fioralb Rraja, sipas të dhënave nga ekstrakti i QKR-së është regjistruar që në vitin 2016 dhe rezulton aktive.

Rraja u arrestua bashkë me kushëririn e tij Ramazan Rraja, gjithashtu i njohur për drejtësinë shqiptare dhe të tjerët të identifikuar si: Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xheçuka. Ndërsa për F. Gj.,pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Operacioni u finalizua sot, një javë pas nisjes. Informacionet e para lidhur me mega-operacionin i dhanë dy ditë më parë mediat belge, megjithatë në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fioralb rraja operacioni atos ramazan rraja fioralb rraja operacioni atos ramazan rraja

Sondazh

Poll