Aktualitet

U gjet i prerë me thikë në fyt, me fraktura në kokë dhe trup, 35 vjeçari i nënshtrohet menjëherë operacionit

21 Dhjetor 2020, 14:17 Nga DOSJA
U gjet i prerë me thikë në fyt, me fraktura në kokë dhe

HIMARË-Pas një konflikti të çastit një 35 vjeçar ka mbetur me pasoja të rënda në trup. I riu është prerë me thikë në fyt si dhe është gjetur me fraktura të rënda në trup dhe kokë. Kanë qënë kalimatarët ata që e kanë pikasur të riun në gjendje të rëndë, më pas kanë lajmëruar ambulancën.

Personi i plagosur është dërguar në spital ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës.

Tashmë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot në Qendrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(a.b)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne himare person i prere ne fyt ngjarja ne himare person i prere ne fyt

Sondazh

Poll