Aktualitet

Mbi 500 grabitje dhe dhjetëra herë i shoqëruar në Polici/ Kush është super hajduti që plagosi çiftin në Allias (FOTO+EMRI)

Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 500 vjedhje.
Featured image of article: Mbi 500 grabitje dhe dhjetëra herë i shoqëruar në Polici/ Kush është super hajduti që plagosi çiftin në Allias (FOTO+EMRI) Markeljan Cungu
Përditësuar:

Tiranë- Policia e Tiranës arrestoi sot Fatjon Mërtënikën dhe shpalli në kërkim  Markeljan Cungun për plagosjen e çiftit në Allias, Afërdita dhe Petrit Lazen.  Të dy autorët nuk janë emra të panjohur për drejtësinë.

Kush është Markeljan Cungu? 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cungu tashmë ndodhet në arrati, pasi akuzohet se më 19 janar bashkë me Mërtënikën hynë në banesën e çiftit Laze për të grabitur, por aty plagosën biznesmenët.

Cungu në  vitin 2016 u kthye  nga Gjermania, por u arrestua sërish nga policia e Tiranës asokohe si autor i vjedhjes së banesës së një biznesmeni sapo kishte lënë qelinë po për të njëjtën vepër penale. Cungu njihet në kartotekat kriminale si personi që ka kryer më tepër grabitje. Vetëm në komisariatin nr. 3 mbi 70 vjedhje dhe grabitje, ndërsa në komisariatet e Tiranës Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 500 vjedhjeve.
Po kështu edhe Mërtënika ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Më 17 janar në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre, atë të prodhimeve të brumit.
J.V/Dosja.al 

Shto Koment