Politike

Takimi me të rinjtë/ Basha: Do bëj gjithçka që t’ju hap rrugën, familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra

21 Dhjetor 2020, 13:46 Nga DOSJA
Takimi me të rinjtë/ Basha: Do bëj gjithçka që

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me finalistët e debatit kombëtar të rinisë me të cilët zhvilloi një takim që zgjati përreth një orë.

Gjatë takimit me të rinjtë, Basha ritheksoi rolin e tyre në ndryshimin e të ardhmes së vendit, duke vënë theksin edhe tek përfshirja e tyre në politikë. Ai tha se ishte rinia shqiptare ajo që rrëzoi diktaturën para 30 vitesh, ndërsa rinia e sotme është më e përgatitur.

Kreu i Partisë Demokratike u zotua se do t’u hapë rrugën të rinjve dhe do forcojë shtresën e mesme të shoqërisë shqiptare duke shpalosur edhe planin e tij. Kreu i opozitës premtoi pagë për 10 mijë studentët më të mirë, të cilët për një stazh 1-vjeçar, do të paguhen me 30 mijë lekë të reja.

Po ashtu numri një i opozitës shtoi se për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të subvencjonohet tarifa e studimit si për bachelor ashtu edhe për master.

Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit, teksa u fol për barazinë gjinore dhe rritjen e mundësive për gjininë femër, Basha u shpreh se në shoqëri për të ka rol të veçantë gruaja dhe vajzat.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha rinia shqiptare lulzim basha rinia shqiptare

Sondazh

Poll