Politike

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, kush vjen 14 ditë karantinë

21 Dhjetor 2020, 13:43 Nga DOSJA
Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, kush vjen 14

TIRANË– Shqipëria mbyll kufijtë me Britaninë e Madhe! Kjo është deklarata që tha para minutash Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përpara mediave.

Gjithashtu do të vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të Sars-Covi2

Jemi në këtë komunikim periodik për të informuar qytetarët për situatën e COVID19 në vendin tonë dhe masat me qëllim kufizimin e përhapjes së Covid 19. Sot ka patur mbledhjen e radhës Komitetit Teknik i Ekspertëve dhe pas analizës së situatës epidemiologjike, informacioneve të reja të deritanishme lidhur me mutacioni e ri të identifikuar të SARS COV2, ka vendosur të rekomandojë marrjen e masave të shtuara në mbrojtje të shëndetit publik nga infeksioni Sars-Cov2. Nga të dhënat e deritanishme të Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve, mbi variantin e ri të Sars-Cov 2, të identifikuar në Britaninë e Madhe, e cila gjatë javëve të fundit është përballur me një rritje të shpejtë të rasteve me Covid19, jemi informuar se autoritetet e Britanisë së Madhe dhe vendet e BE po vijojnë kryerjen e hetimeve të tjera epidemiologjike, për të vlerësuar më tej impaktin e këtij variant të ri të Sars-Cov 2.

ECDC vlerëson paraprakisht se ky mutacion i ri i Sars-Cov 2 është në mënyrë të konsiderueshme më i transmetueshëm se variantet që kanë qarkulluar më parë. Rritja e transmetueshmërisë çon në rritje të gjasave për përhapje më të shpejtë, sidomos në këtë kohë të vitit, ku ka intensitet të shtuar të kontakteve, rritje të grumbullimeve familjare dhe sociale. Sa më sipër, duke marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit Teknik, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes së infeksionit si dhe riskut të lartë të shkaktuar nga varianti i ri i Sars Cov2, kemi vendosur:

Pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, date 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të Sars-Covi2” tha ministrja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbyllet britania e madhe shqiperia mbyll kufijte me britanine mbyllet britania e madhe shqiperia mbyll kufijte me britanine

Sondazh

Poll