Aktualitet

Finalizohet MEGA-AKSIONI ‘ATOS’ mes 4 shteteve/ Kokaina ‘lumë’ nga vendet latine, arrestohen 6 shqiptarë, mes tyre nip

21 Dhjetor 2020, 12:50 Nga DOSJA

TIRANË– Mega-operacion anti-droge! Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar me emrin “ATOS”, i cili u zhvillua në harkun kohor të thuajse një jave.

Hetimet për grupin kriminal që merrej me trafik kokaine, nisën nga (dikur) Prokuroria e Krimeve të Rëndë në vitin 2018 dhe u finalizuan para pak ditësh nga Prokuroria e Posaçme, gjithashtu e njohur si SPAK. Pas prerjeve të urdhër arresteve, Policia shqiptare, ajo belge dhe gjermane prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, kanë nisur aksionin.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, indicia u mor po në vitin 2018 gjatë operacionit “Paraguaj”, ku u sekuestruan rreth 1 ton kokainë dhe u prangosën 10 persona. Më pas, hetimet u thelluan për të identifikuar “kokat” e grupit kriminal që siguronin trafikun e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Dosja.al ka mësuar emrat e të prangosurve gjatë operacionit, ‘kokat’ e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë. Mësohet se me pranga në duar janë: Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xheçuka. Ndërsa për F. Gj.,pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Bie në sy fakti që mes emrave të të prangosurve, janë dy prej anëtarëve të familjes Rraja, më konkretisht nipat e deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazani dhe Fioralbi. Megjithatë ende nuk dihet se cili ka rënë roli i tyre dhe i të tjerëve në grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ramazani është i njohur për publikun pas videos së bërë publike në media, ku shfaqej duke dhunuar një grua. Ndërsa Gjikola ishte dënuar me 3 vite burg në 2015 në Angli për trafik droge. Ndërsa nipi tjetër i familjes Rraja, ka në pronësi të tij një mobileri në Fushë Krujë. 

Informacionet e para lidhur me mega-operacionin i dhanë dy ditë më parë mediat belge, megjithatë në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar pepaj fatmir xheçuka fioralb rraja flamur balliu genti balliu musa gjikola operacioni atos ramazan rraja bledar pepaj fatmir xheçuka fioralb rraja flamur balliu genti balliu musa gjikola operacioni atos ramazan rraja

Sondazh

Poll