Aktualitet

Si mjafton policia/ Dalin pamjet, Rama largohet me helikopter nga Gjadri

26 Prill 2019, 19:49 Nga DOSJA
Si mjafton policia/ Dalin pamjet, Rama largohet me helikopter nga Gjadri

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama është larguar nga qyteti i Shkodrës me një helikopter nga reparti ushtarak i Gjadrit.

Një qytetar i ka dërguar një video JOQ ku duket edhe eskorta e kryeministrit Rama në Gjadër.

Gjatë gjithë vizitës së tij në Shkodër ditën e sotme, kryeministri Rama ka qënë nën masa të rrepta sigurie.

Madje aq saqë policia shoqëroi një person me aftësi të kufizuara dhe katër zjarrfikës pasi menduan se ata do të prishinin takimin e Ramës me qytetarët.

Por nuk mbaron këtu… Përveç Gardës që ishin vendosur në tarracat më të larta të qytetit, njëri nga truprojat e Ramës mbante në dorë një çantë antiplumb, e cila në rast sulmi mund të hapej për të mbuluar kryeministrin në të gjithë gjatësinë e trupit.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rama ne shkoder edi rama rama ne shkoder

Sondazh

Poll