Aktualitet

Mutacioni i Covid-19 mbyll Europën, Shqipëria hesht, Komiteti i Ekspertëve nuk merr asnjë masë

20 Dhjetor 2020, 21:34 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid-19 mbyll Europën, Shqipëria hesht, Komiteti i

SHQIPËRI– Ndërkohë që e gjithë Europa është vënë në lëvizje dhe ka mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe pas përhapjes së mutacionit të ri të Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me rrezikshmërinë apo jo që i kanoset vendit tonë nga ky version i ri.

I vetmi njoftim që kemi marrë nga ekspertët ditët e fundit është shtyrja e deklaratës zyrtare që kishin rënë dakort ta mbanin javën që lamë pas për të lajmëruar edhe masat shtrënguese për fundvit.

Por, siç duket, ndërkohë që situata përkeqësohet në Europë dhe të paktën gjashtë vende të BE-së kanë ndaluar fluturimet me Anglinë, Komiteti i Ekspertëve pret që të ‘zbarkojnë’ edhe tek ne rastet e infektimeve me këtë lloj mutacioni, në mënyrë që të merret ndodnjë masë. Përsëritje kjo, e situatës së marsit, kur masat në vendin tonë u morën pasi në Shqipëri erdhën të infektuar me Covid-19, dhe u regjistrua rasti i pacientit zero, i familjes nga Puka.

A ka ndonjë masë ekstra për mospërhapjen e këtij mutacioni? A jemi të rrezikuar? A duhet të kemi më shumë kujdes? Këtyre pyetjeve nuk dimë ende tu japim përgjigje, e siç duket, nuk dinë as ekspertët që na sollën e menaxhuan situatën deri më sot. Nga ana tjetër, vendet anëtarë të Bashkimit Evropian do të mbajnë një mbledhje urgjente ditën e nesërme për të diskutuar mbi menaxhimin e situatës së përhapjes së këtij mutacioni.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet europa mbyll kufijte me angline mutacioni i covid europa mbyll kufijte me angline mutacioni i covid

Sondazh

Poll