Varianti i ri i virusit/ Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet nga Britana e Madhe
21 Dhjetor 2020, 09:55Nga DOSJA
MAQEDONI– Për shkak të variantit të ri të virusit që po qarkullon në Britaninë e Madhe, Maqedonia e Veriut ka pezulluar fluturimet me këtë shtet deri në fund të vitit.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Maqedoninë e Veriut.
Pak më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në mbledhjen e sotme, Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka miratuar një masë të re, 14 ditë vet-izolim për të gjithë qytetarët të cilët do të vijnë në vend përmes fluturimeve direkt nga Britania e Madhe.
Mbyllja nga Maqedonia dhe shumë shtete të tjera, ka ardhur pasi ditën e djeshme studiuesit në Britani dolën në përfundimin se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë të Britaninë. Shumë njerëz janë larguar për t’i shpëtuar mbylljes, ndërsa shtetet e tjera po forcojnë masat për parandalimin e përhapjes së mutacionit të ri të virusit.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Epidemiologu Skënder Murtezani, i cili është licensuar për vaksinën kundër Covid shpjegoi efektet anësore që mund të ketë tek disa pacientë. Në një ...
TIRANË– Miratohet akti normativ i qeverisë për vrasjet nga policia e shtetit. Në të thuhet se familja do të marrë pensionin e ndihmës sociale mirëpo 8 fish...
TIRANË– Vrasja e Xhulio Prelës ka një autor që është identifikuar nga grupi hetimor, por që për publikun mbeten ende ‘sekret’ gjeneralitetet e tij. Gazetar...
TIRANË– Ndarja nga jeta e mjekut Drini Dobi ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.Mes atyre që kanë reaguar për ndarjen nga je...