Politike

Vokshi: Aktivistët e shoqëruar të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë dhunuar, i fshinë pamjet nga celularët…

19 Dhjetor 2020, 21:50 Nga DOSJA
Vokshi: Aktivistët e shoqëruar të Aleancës për

TIRANË– Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që janë shoqëruar në komisariatin nr.1 të Policisë në Tiranë janë dhunuar. Sipas Vokshit, përveç dhunës aktivistëve i janë fshirë nga celularet pamjet që kishin regjistruar gjatë ndalimit.

“Sot ne mbremje jane shoqeruar ne komisariatin nr 1 drejtues te aleances per mbrojtjen e teatrit. Pa asnje arsye, duke i dhunuar dhe fshire nga celularet pamjet qe kishin mundur te regjistronin gjate ndalimit te dhunshem. Anetaret e aleances: Ergys Mertiri, Titi Seranaj dhe Donadl Martini jane shoqeruar nderkohe qe dy prej tyre jane ende brenda komisariatit nr 1 ne kryeqytet,”-shprehet ajo.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI

Ndalimi i paligjshem i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është treguesi i radhes se ne policine e shtetit ka segmente qe vazhdojne te dhunojne qytetaret dhe te drejtat e tyre.

Sot ne mbremje jane shoqeruar ne komisariatin nr 1 drejtues te aleances per mbrojtjen e teatrit. Pa asnje arsye, duke i dhunuar dhe fshire nga celularet pamjet qe kishin mundur te regjistronin gjate ndalimit te dhunshem. Anetaret e aleances: Ergys Mertiri, Titi Seranaj dhe Donadl Martini jane shoqeruar nderkohe qe dy prej tyre jane ende brenda komisariatit nr 1 ne kryeqytet.

Ky akt i shemtuar dhe i rende per aktiviste te shoqerise civile qe per muaj dhe vite me radhe kane demonstruar forcen e nje proteste paqesore sic ishte ajo per mbrojtjen e teatrit eshte deshmi e qarte se segmentet politike ne policine e shtetit jane aktive dhe ne dispozicion te terrorit qe perpiqet te mbjelle ne opinion kryeministri Rama.

Eshte e qarte qe as doreheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar ne perdorimin e poliicse si vegel qorre e tekave te kryeministrit i cili jo me larg se dje edhe nje here shprehu mbeshtetjen per drejtorin e pergjithshem te policise dhe ato struktura qe manipulian vrasjen e te riut Rasha dhe dhunuan per dite me radhe te rinjte protestues ne kryeqytet.

Ky eshte modeli me i shemtuar i nje policie qe duhet te jete ne krah dhe ne mbrotje te qytetareve.

Cdo dite e me shume nuk gjen qytetare qe e shohin policinë si mbrojtes por tashme e konsiderojne xhelat ne duar te Edi Rames qe dhunon cdo kend qe mendon kunder tij. Boll eshte boll. Shqiperia ka nevoje per ndryshim!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi pd albana vokshi pd

Sondazh

Poll