Politike

Shoqërimi i aktivistëve të Teatrit, Budina: Miqtë tanë donin të futeshin në pedonale, policët i ndaluan dhe goditën

19 Dhjetor 2020, 21:37 Nga DOSJA
Shoqërimi i aktivistëve të Teatrit, Budina: Miqtë tanë

TIRANË– Regjisori Robert Budina ka sqaruar detaje para shoqërimit nga Policia të disa aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një video-postim në rrjetet sociale, Budina thotë se aktivistët thjesht donin të hynin në pedonale, ndërsa akuzon policinë për dhunë.

DENONCIMI I PLOTË I BUDINËS: 

Para se të bënim këtë, ishin disa civilë që prisnin kulturë nga ne. Çfarë nuk kemi bërë për t;iu dhënë juve kulturë, dashuri, shpresë, dhe në këmbim ne vimë në komisariat. Ne nuk jemi qenie të mbinatyrshme, që me një të rënë i zgjidhim të gjitha. Problemi është se ne besuam tek ajo, ashtu siç besuam ne duhet edhe ju tek vetja, që mos lejojmë një shtet të tillë të veprojë e të na zhdukë lirinë.

Miqtë tanë donin të futeshin në pedonale, këta i arrestuan dhe goditën. Do shkojnë përpara ligjit të gjithë ata policë që ka vënë dorë mbi ata njerëz. Do shkojnë në burg sepse lirinë time nuk ia fal askujt.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike robert budina robert budina

Sondazh

Poll