Aktualitet

Grabitja e milionave në Rinas, qeveria do të rishikojë kontratën me koncesionarin

26 Prill 2019, 14:48 Nga DOSJA
Grabitja e milionave në Rinas, qeveria do të rishikojë

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të rishikuar marrëveshjen koncesionare me kompaninë “TIA”, e cila është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit të vetëm ndëkombëtar në vend.

VKM-ja autorizon Avokaturën e Shtetit, që të përzgjedhë një kompani të huaj për të konsultuar qeverinë lidhur me marrëveshjen koncesionare. Ky vendim parashikon ngritjen e një komisioni për procedurën e përzgjedhjes së zyrës, gjë për të cilën u është bërë kërkesë zyrave më të njohura.

Po ashtu ky vendim parashikon që kostot për këtë konsulencë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa kontraktimi do të bëhet me anë të një konkurrimi. Vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi, pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Grabitja në Rinas ndodhi më datë 9 prill, ku 5 persona të maskuar vodhën për më pak se dy minuta plot 6.7 milionë euro. Deri tani janë arrestuar: Elton Pikli, Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Në  kërkim si autor direkt në grabitje është shpallur Talo Çela. Gjithashtu në kërkim janë edhe: Klement Çala;  Eldi Çala; Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie dhe Aleks Pepa. Pjesëtar në bandën e “Rinasit” ishte edhe Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pak pas grabitjes.

Më poshtë vendimi i plotë:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e rinasit qeveria rishikon marrëveshjen me koncesionarin grabitja e rinasit qeveria rishikon marrëveshjen me koncesionarin

Sondazh

Poll