Aktualitet

OSBE përshëndet vendimin për zgjatjen e punimeve të Komisionit për Reformën Zgjedhore

26 Prill 2019, 15:04 Nga DOSJA
OSBE përshëndet vendimin për zgjatjen e punimeve të

TIRANË- Pas zgjatjes së punimeve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka reaguar edhe misioni i OSBE-ODIHR.

Në një deklaratë për mediet, OSBE përshëndet vendimin, ndërsa shprehet se duhet të vijuar puna për përmirësimin e legjislacionit sipas rekomandimeve të tyre.

“Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Poashtu OSBE siguron Komisionin për gatishmërinë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre. Ne nxitim Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e sigurojmë Komisionin për gatishmërinë tonë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni për reformën zgjedhore osbe komisioni për reformën zgjedhore osbe

Sondazh

Poll