Bota

Mutacioni i ri i Covid në Angli vë në lëvizje Europën, gjashtë vende të BE-së mbyllin kufijtë me Britaninë e Madhe, ne

20 Dhjetor 2020, 12:57 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid në Angli vë në lëvizje Europën,

BRITANIA E MADHE-Mutacioni i ri i Covid-19, i zbuluar në Britani ka bërë që vende si Danimarka, Holanda, Belgjika, Italia , Franca, Gjermania dhe Zvicra të ndërpresin fluturimet. Ndërkohë që SHBA-ja nuk e konsideron të arsyeshme që të ndërpresë fluturimet me Britaninë e Madhe. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat shkruajnë se Bashkimi Evropian do të mbajë një mbledhje urgjente me vendet anëtare ditën e nesërme për të diskutuar mbi menaxhimin e situatës së këtij lloji Covid-i. Teksa e gjithë BE-ja po mobilizohet për të bllokuar fluturimet me Anglinë dhe totalisht kontaktin me shtetin ishullor, nga qeveria jonë nuk ka asnjë reagim mbi situatën. Komiteti i Ekspertëve nuk ka marr asnjë masë për të parandaluar përhapjen e mutacionit të ri të Covid.

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar ky lloj mutacioni përveç Anglisë është zbuluar edhe në vende të tjera si Belgjika, Holanda, Italia. Më tej ajo ka thënë se është në “kontakt të ngushtë” me Anglinë për të zbuluar më shumë të dhëna rreth këtij mutacioni. Në lidhje me mutacionin e ri reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë së Anglisë dhe Italisë, të cilët janë shprehur se ku mutacion i Covid është shumë i rrezikshëm dhe se mënyra e vetme e kontrollimit është izolimi i popullsisë dhe respektimi i masave anti-Covid që janë vendosur.

Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë të Britaninë e Madhe.  Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet.

Nga ana tjetër në vendin tonë, nuk është marrë asnjë masë shtrënguese dhe nuk është dhënë asnjë paralajmërim për kontrolle më të rrepta pas përhapjes së këtij mutacioni.

(I.A;k.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota evropa mbyll kufijet me angline mutacioni i covid mutacioni i koronavirusit evropa mbyll kufijet me angline mutacioni i covid mutacioni i koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 20 Dhjetor 2020, 12:07

BRITANIA E MADHE-Planet e udhëtimit të shumë britanikëve janë anuluar, pasi qeveria ka marrë masa për izolimin e vendit, si pasojë e zbulimit të një mutacioni t...