Aktualitet

Trafik kokaine nëpër Europë! Shqiptarëve në Belgjikë iu zbulohet ‘streha’, arrestohen 11 persona, një prej tyre hidhe

20 Dhjetor 2020, 07:24 Nga DOSJA
Trafik kokaine nëpër Europë! Shqiptarëve në

BELGJIKË– Banda e shqiptarëve në Belgjikë ka rënë në duart e autoriteteve. 11 persona të cilët ishin pjesë e trafikut të kokainës janë arrestuar, nga të cilët 9 janë burra dhe 2 gra. Njëri prej tyre është i plagosur në gjendje të rëndë në spital.

Policia mori informacion në lidhje me këtë bandë si dhe zbuloi ‘strehën’ e tyre. Në momentin që policia nisi bastisjen në disa lokale dhe shtëpi, njëri nga shqiptarët tentoi që të arratisej duke u larguar nga çatia e një banese, por ra nga lartësia duke u dëmtuar rëndë.

Nga operacioni u sekuestruan 100 mijë €, 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro dhe disa makina. Operacioni u shtri në Grimbergen dhe në Bruksel. Banda akuzohet për trafik kokaine në Itali dhe shtete të tjera në Europë.

Në dosje do të hetohet edhe lidhja e mundshme e kësaj bande me vrasjen e një shqiptari në Strombeek në muajin prill të këtij viti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne belgjike kokaine ne belgjike shkaterrohet banda e shqiptareve arrestohen shqiptaret ne belgjike kokaine ne belgjike shkaterrohet banda e shqiptareve

Sondazh

Poll