Politike

Arrestimi i dy të rinjve për vrasjen e Bilalajve, Lleshaj: Shkodra e sigurt dhe e hijshme

26 Prill 2019, 14:56 Nga DOSJA
Arrestimi i dy të rinjve për vrasjen e Bilalajve, Lleshaj: Shkodra e

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar arrestimin e dy të rinjve në Shkodër, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër.

Në rrjetet sociale Lleshaj shkruan se Shkodra është një hap më pranë sigurisë dhe qetësisë.

“Zbardhja e vrasjes së dyfishtë të datës 30 mars në Shkodër është një tjetër hap drejt një Shkodre të sigurt, të qetë dhe të hijshme. Përgëzime për Policinë dhe Prokurorinë.”-shkruan ministri. 

Ditën e sotme, u arrestuan Arsen Stojku 29 vjeç dhe Milslim Rama 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës. Ata u prangosën në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër.

Shtetasi Ibrahim Lici, 26 vjeç, është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë. Në kërkim është shpallur edhe shtetasi D.B., i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lleshaj vrasjet ne shkoder sander lleshaj vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll