Politike

Kriza politike, Meta i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Mediut, takim me të ‘vegjëlit’ të martën

26 Prill 2019, 14:08 Nga DOSJA
Kriza politike, Meta i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Mediut,

TIRANË- Pas thirjes që kryetari i Partisë Republikane, Flamur Mediu, i bëri dje, presidenti Ilir Meta pritet të takojë të martën krerët e partive të vogla.

Takimi do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Meta do të takojë kryetarët e PR, PDK, PBDNJ dhe PAA, konkretisht Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën.

Ditën e djeshme, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca zhvilloi një takim me partitë e vogla, e në përfundim të takimit, Fatmir Mediu tha se do t’i drejtohen presidentit Meta për të një tryezë politike, e siç duket presidenti i përgjigjet pozitivisht “të vegjëlve”.

Takimi vjen 2 muaj pasi opozita ka djegur mandatet dhe vendi ndodhet në një ngërç të thellë politik, pasi PD dhe aleatët nuk pranojnë të hyjnë në zgjedhje, përsa kohë që qeveria drejtohet nga Rama.

Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Nga ana tjetër, Rama është i palëkundur. Kryeministri ofron dialog, por jo dorëheqje, që e quan “pushtet në tavolinë”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike partite e vogla edi rama ilir meta kriza politike partite e vogla

Sondazh

Poll