Politike

Zgjedhjet/ Manjani-Metës: Vepro, mos u fsheh, bëj sa presidenti Moisiu në vitin 2007

26 Prill 2019, 11:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Manjani-Metës: Vepro, mos u fsheh, bëj sa presidenti Moisiu

Tiranë- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se në vendin tonë nuk ka demokraci pasi sipas tij të paktën gjysma e popullit është sot jashtë sistemit demokratik. Duke iu referuar situatës politike në vend ai shprehet se tani është dita që presidenti të veprojë dhe jo të fshihet!

“Le të bëjë, të paktën aq sa bëri Presidenti Moisiu në vitin 2007, kur Edi Rama nuk u rregjistrua për zgjedhjet lokale të atij viti…”, shprehet Manjani.

Vendi ndodhet në një ngërç politik. Vetëm 35 parti janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit. Opozita nuk pranon të futet në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Reagimi:

I lexuar më thjeshtë, neni 86.1 i Kushtetutës do të thotë se:
1. Shoqëria (populli) paguan keyetarin e shtetit të saj për të garantuar unitetin e saj.
2. Uniteti i shoqërisë më së pari ruhet dhe garantohet për çështje themelore, si demokracia, liritë dhe të drejtat themelore, tërësia territoriale, historia gjuha e kultura e popullit dhe funksionimi i shtetit në tërësi.

Po për ç’demokraci, shtet e shoqëri unike flasim kur të paktën gjysma e popullit është sot jashtë sistemit demokratik?!

Kjo është dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet! Le të bëjë, të paktën aq sa bëri Presidenti Moisiu në vitin 2007, kur Edi Rama nuk u rregjistrua për zgjedhjet lokale të atij viti…

Presidentit nuk po i kërkohet të ndajë fituesin e zgjedhjeve, por të garantojë pjesmarrjen e popullit, pa dallim politik, në to!!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ylli manjani zgjedhjet 30-qershorit edi rama ilir meta ylli manjani zgjedhjet 30-qershorit

Sondazh

Poll