Politike

Pritet me protesta/ ‘Për 45 ditë kërkesat janë të zgjidhura’, Rama përcillet me duartrokitje nga studentët e Shkodrë

26 Prill 2019, 14:22 Nga DOSJA
Pritet me protesta/ ‘Për 45 ditë kërkesat janë të

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga studentët në Universitetin e Shkodrës.

Studentët, të cilët kanë qënë edhe të ngujuar, e kanë pritur kryeministrin Rama para godinës së Fakultetit Juridik.

Një prej studentëve e ka takuar nga afër kryeministrin, të cilit i ka kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre në Universitetin e Shkodrës.

BISEDA E RAMËS ME STUDENTËT:

Rama: Pse bërtet? Fola me këtë djalin…

Studenti: Të gjithë vuajmë këtu. Jemi neglizhuar nga institucionet.

Rama: Të dëgjova, 45 ditë dhe është e zgjidhur gjëja.

Pasi u largua nga ambientet e Universitetit, studentët e përcollën kryeministrin Rama me duartrokitje.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama po zhvillon takime në veri të vendit. PD e pret Ramën me protesta në Shkodër ku qytetarë të Shkodrës dhe ish-deputetë kanë qenë të pranishëm, dhe janë përplasur me policinë. Kryeministri ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe thotë se protesta organizohet nga udhëheqës që e çuan PD në qorrsokak. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e studenteve rama ne shkoder shkoder universiteti i shkodres edi rama protesta e studenteve rama ne shkoder shkoder universiteti i shkodres

Sondazh

Poll