Politike

Intervista/ “Tradhtoi” kauzën e PD, deputeti Arlind Çarçani: Në parlament për të shembur klasën politike, LSI bleu vo

26 Prill 2019, 11:54 Nga DOSJA
Intervista/ “Tradhtoi” kauzën e PD, deputeti Arlind

Deputeti i futur në parlament nga listat e kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha, Arlind Çaçani ka një parashikim të errët për demokratët. Ai thotë se Basha do t’i humbasë bashkitë që ka. Çaçani flet për Dosja.al dhe tregon pasionin e fortë me të cilin ka hyrë në parlament. Çaçani thotë se ka hyrë në parlament për të rrëzuar klasën politike dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët, teksa thekson se Myslim Murrizi është demokrat i vërtetë. Deputeti akuzon edhe LSI si parti që ka blerë votat.

Intervista e plotë :

1.Historia juaj me PD, kur jeni bërë anëtar, cilat kanë qenë detyrat dhe angazhimet, si u futët në listën për deputet?

Historia ime dhe e familjes në Partinë Demokratike ka filluar që në fillimvitet ’90, sepse unë vij nga një familje e persekutuar. Vetë, për shkak të moshës, aktivitetin e kam filluar në vitin 2007, kur u zgjodha nënkryetar i FRPD dhe me vonë, per dy mandate, kryetar i forumit. Kam qenë pjesë aktive e fushatave, si aktivist, si drejtues i të rinjve, komisioner, vëzhgues, numërues, kryetar KZAZ. Në listë u futa për të maksimalizuar rezultatin e PD në Kolonjë, pasi unë dhe familja time kemi mbështetje të gjerë.

2. Pse vendosët të hynit në Kuvend në kundërshtim me vendimin e PD?

Hyra në Parlament sepse pashë që rruga e vetme për të shembur këtë klasë politike, është përmes reformave të cilat bëhen në Parlament. Ne kemi një kauzë: Ndryshimi i sistemit. Kuptohet që kjo do përfshirjen dhe vullnetin e të gjithe aktorëve politikë. Por ne do bëjmë pjesën tonë.

3. Si e gjykoni aksionin e sotëm të opozitës?

Populli ka të drejtë të protestojë, është në të drejtën e tij. Liderët duhet të gjejne zgjidhjet që populli të mos shkojë në përplasje.

4. Besoni se rezultati i 2017 nuk është i deformuar nga blerja e votave?

Po, zgjedhjet e 2017 janë të deformuara. Sigurisht që qeveria ka përdorur të gjitha instrumentat për ta deformuar, por edhe partia tjetër e opozitës nuk është pa gjë kur vjen puna te blerja. Sepse i kemi hequr në kurriz. E dinë mire kolonjaret edhe shqiptarët këtë.

5. Jeni pjesë e grupit parlamentar “demokrat”. A do të shtohet grupi me anëtarë të rinj?

Grupi ynë është i hapur për të gjithë deputetët që i bashkohen kauzës tonë që s’kanë pasur pozicione drejtuese në ndonjë qeveri dhe që nuk kanë lidhje me Partinë Komuniste dhe sigurimin e shtetit. Sepse s’duam ta bëjmë pis grupin.

6. Pse zgjodhët Rudina Hajdarin kryetare të grupit?

Rudina është liderja e grupit. Ka mbështetje ndërkombëtare, është e shkolluar në Perëndim, eshte e paster dhe më demokrate se liderët e PD. Me Rudinën na bashkon kauza, shembja e sistemit.

7. A është Myslym Murrizi deputeti me më shumë influencë në grupin tuaj?

Me thënë të drejtën është, sepse Murrizi është politikan i vjetër me eksperiencë, por është edhe i drejtpërdrejtë, Demokrat i vërtetë.

8. Të premten e shkuar diskutuat në grup bashkimin me partinë Bindja Demokratike. Pse e kundërshtuat?

Nuk është diskutuar asnjëherë futja në një parti apo krijimi i një partie. Nuk jemi gati për të hyrë në zgjedhje.

9. Sa mundësi ka që grupi juaj të bëjë një parti politike?

Për momentin asnjë mundësi. Kemi angazhim vetëm kuvendin dhe kauzan tonë.

10. A mendoni se Bindja Demokratike i shërben Edi Ramës duke hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit?

S’e besoj se Astrit Patozi i shërben Ramës. Ndoshta duhet ta kishte bërë më parë partinë. Por s’e besoj.

11. Nga informacioni juaj, sa mundësi ka që të ketë kandidatë demokratë që të hyjnë si të pavarur ose me logon e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit?

S’kam asnjë informacion për këtë pjesë, por PD po rrezikon t’i dorëzojë ato bashki që po drejton.

12. Si e shikoni të ardhmen e Partisë Demokratike?

Rruga që ka zgjedhur është e rrezikshme, o i fiton të gjitha o humbet gjithcka. Si demokrat, zemra ma thotë që t’i fitojë të gjitha betejat.

13. A ka përgjegjësi Lulzim Basha për rrjedhjen e deputetëve dhe për largimin e Patozit dhe themeluesve të tjerë të partisë së re?

Sigurisht që Basha ka shumë përgjegjësi për të gjitha largimet. Ka bërë gabime.

14. Si do të zgjidhet kriza politike sipas jush?

Kriza zgjidhet vetëm me një marrëveshje politike, ku thelbi të jetë ndryshimi i sistemit, që të garantohen zgjedhje të lira dhe deputetët të mos jenë ushtarë të kryetarëve.

15. A jeni dakord që duhet të largohet e gjithë klasa politike, siç thotë Rudina Hajdari?

Plotësisht dakort. Kanë 30 vjet akoma tranzicion, i lodhën shqiptarët. Duhet një klasë e re politike që Shqipëria të dalë një herë e mirë nga tranzicioni dhe të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arlind çarçani deputetet e rinj te opozites arlind çarçani deputetet e rinj te opozites

Sondazh

Poll