Bota

Fauci jep shpresë: Do ta shkatërrojmë këtë virus që na ka terrorizuar për 11 muajt e fundit!

19 Dhjetor 2020, 07:07 Nga DOSJA
Fauci jep shpresë: Do ta shkatërrojmë këtë virus

SHBA- Drejtori i Sëmundjeve Infektive dhe Alergjive në SHBA, dr Anthony Fauci, është shprehur optimist se shkenca do të mund ta shkatërrojë COVID-19. Në një mbledhje virtuale shkencore, Fauci ka thënë se vaksina do të mund të kthejë botën në normalitet. 

“Kërkimi biomjekësor dhe shkenca na kanë dhënë diçka që vetëm një dekadë më parë do të dukej e paimagjinueshme.Vetëm gjatë ditëve të fundit, shkenca na ka lejuar të kemi një vaksinë që kur ta shpërndajmë tek njerëzit në të gjithë vendin, dhe shpresojmë në të gjithë botën, ne do të shkatërrojmë këtë shpërthim që na ka terrorizuar me të vërtetë për 11 muajt e fundit”, ka thënë Fauci.

Fauci iu referua zbulimit të vaksinave dhe nisjen e shpërndarjes së tyre edhe në SHBA. Ndërkohë që SHBA, Meksikë, Kanada dhe Britani e Madhe kanë nisur vaksinimin, edhe Bashkimi Evropian është gati për të nisur mbrojtjen e qytetarëve. Më 27 dhjetor të gjitha vendet e BE-së do të nisin vaksinimin sipas një protokolli të unifikuar. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr. anthony fauci vaksinat kunder covid-19 dr. anthony fauci vaksinat kunder covid-19

Sondazh

Poll