Bota

Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës? Vuçiç e pret shkurt: S’ndodh derisa të jem unë president

18 Dhjetor 2020, 21:05 Nga DOSJA
Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës?

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk bën hapa pas. I ftuar në emisionin “Tema e Parë”, ka bërë me dije edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me shtetin e Kosovës.

Në fjalën e tij, Vuçiç është shprehur se për sa kohë ai të jetë presidenti i Serbisë, nuk do të njihet pavarësia e Kosovës. 

Deri në prill 2022, nuk do të ndodhë. Nuk e njoh sa të jem president, Kosovën si shtet. Pastaj do të shohim,”- tha Vuçiç.

Ndërkohë që mes vendeve kanë rifilluar negociatat në Bruksel, pas një shkëputjeje të shkaktuar nga kërkesa e Serbisë për asosacionin e komunave me shumë serbe në Kosovë. Ideja u cilësua e rrezikshme nga politika e Kosovës, të cilët njëzëri u shprehën se nëse plotësohej kërkesa, atëherë në Kosovë do të krijohej e ashtuquajtura ‘Republica Serbcka’. Me dialogun Kosovë-Serbi, po merret i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak. Në fund të dialogut, Kosova ka për qëllim të arrijë njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic serbi aleksander vucic serbi

Sondazh

Poll