Bota

Përzgjedhje e rrallë/ Joe Biden emëron të parën amerikane autoktone në krye të Departamentit të Brendshëm

18 Dhjetor 2020, 19:25 Nga DOSJA
Përzgjedhje e rrallë/ Joe Biden emëron të parën

SHBA– Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, ka emëruar  një amerikane autoktone për udhëheqjen e Departamentit të Brendshëm,   duke bërë një zgjedhje historike.

Deb Haaland do të jetë në krye të agjencisë që mbikëqyr tokat publike të vendit, tha ekipi i tranzicionit i Bidenit.

Nëse Haaland, e cila i përket fisit Laguna Pueblo dhe është përfaqësuese në Kongres, konfirmohet, ajo do të jetë amerikania e parë vendase që mban një post të kabinetit kombëtar.

Biden emëroi edhe afro-amerikanin Michael Regan si administrator të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Më parë, ish-kandidati demokrat për president, Pete Buttigieg u caktua Sekretar i Transportit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emerimi i amerikanes autoktone joe biden emerimi i amerikanes autoktone joe biden

Sondazh

Poll