Bota

Shkak rritja e infektimeve, Italia do të jetë zonë e kuqe për Krishlindje

18 Dhjetor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Shkak rritja e infektimeve, Italia do të jetë zonë e kuqe

ITALI-  Në prag të festave Italia do të mbyllet për shkak të pandemisë së Covid-12. Siç bëjnë me dije mediat e huaja nga 24 dhjetor deri më 6 janar, Italia do të jetë zona e kuqe gjatë festave dhe ditën para festave. Lajmin e ka bërë të ditur  Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cilu ka thënë se ky vendim vjen për të ulur numrinn e infeksioneve.

“Në mënyrë që të ndalohet rritja e numrit të infektimeve, do të ketë zonë të kuqe në të gjithë Italinë gjatë pushime dhe ditën para pushimeve, nga 24 dhjetor deri më 6 janar, kurse zonë portokalli në ditët e punës”, tha ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Mësohet se gjatë sezonit të festave, do të jetë e mundur të largohen nga territori i komunave të vogla nën 5 000 banorë, në një rreze prej 30 kilometrash, sipas vendimit komunikuar rajoneve nga qeveria.

Gjithashtu, ekziston edhe i ashtuquajturi përjashtim i pranisë “në të dy darkat”, sipas të cilit brenda zonës së kuqe dhe portokalli, një maksimum prej dy jobashkëjetuesish do të lejohen të vizitojnë shtëpitë private në të dy ditët “e kuqe” dhe “portokalli”.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota italia zone e kuqe koronavirusi ne itali italia zone e kuqe koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll