Bota

Vaksinat kundër Covid-19, publikohen gabimisht çmimet e dozave të të gjithë kompanive prodhuese

18 Dhjetor 2020, 20:23 Nga DOSJA
Vaksinat kundër Covid-19, publikohen gabimisht çmimet e dozave

BELGJIKË- Janë bërë publike çmimet e kompanive farmaceutike të vaksinave kundër COVID-19.

Dhe kjo falë një gabimi që ka bërë sekretarja  belge e financave dhe buxhetit. Siç shihet në hartën që ka bërë publike në rrjetet sociale, vendet e Bashkimit Evropian do të paguajnë 12 euro për dozë për vaksinën kundër Covid-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BionTech dhe 18 dollarë për dozë për atë të Moderna .

 

Këto janë çmimet e raportuara nga gazeta flamane “Het Laatste Nieuës” , të cilat i publikoi Eva de Bleeker , e që më pas u fshinë.

Për eurodeputetin Peter Liese (CDU Gjermani), shefi i shëndetit të grupit PPE, çmimet në tabelën e botuar nga Hln janë “reale”. Sipas tabelës, vaksina Oxford / AstraZeneca është më e lira (1.78 euro për dozë). Për Curevac është 10 euro për dozë, për Sanofi / Gsk 7,56 euro për dozë, për Johnson & Johnson 8,5 dollarë për dozë. Çmimet deri më tani kanë mbetur konfidenciale, jo më pak sepse Komisioni është ende duke negociuar një kontratë me Novavax .

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll