Bota

Mitsotakis cakton datën, më 28 dhjetor do të vaksinohet “live” bashkë me gruan. Mesazhi që përcjell

18 Dhjetor 2020, 20:36 Nga DOSJA
Mitsotakis cakton datën, më 28 dhjetor do të vaksinohet

ATHINË– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëshortja e tij, Mareva do të vaksinohen më 28 dhjetor. Sipas mediave greke, vaksinimi i çiftit do të bëhet live në spitalin “Evangelismos”.

Me këtë lëvizje, kryeministri grek kërkon që të japë mesazhin se  vaksina është e sigurt për të gjithë skeptikët. Ndërkohë që para kreut të qeverisë do të vaksinohet drejtori i Shërbimit Infermieror të spitalit, Dimistris Pistolas.

“Shumicën e kohës përpiqem të qëndroj si një profesionist i fortë në mënyrë që të duroj dhe të jap kurajo. Mendërisht jam përkulur. Ne qëndrojmë në këmbë për të ndihmuar njëri-tjetrin,”– tha Dimitris Pistolas.

Greqia do të nis vaksinimin anti-COVID më 27 dhjetor, duke u bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që nis nga puna për “zhdukjen” e pandemisë. Duke përdorur vaksinën e “Pfizer”, para fundit të vitit, do të nisin operacionin e koduar “Liria”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis vaksinimi ne greqi kyriakos mitsotakis vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll