Aktualitet

“Shqiponjat” e Fierit qëlluan me armë drejt “ML”-së? Policia e Fierit: Dy të rinjtë u ndoqën e u çuan në komisar

18 Dhjetor 2020, 15:36 Nga DOSJA
“Shqiponjat” e Fierit qëlluan me armë drejt

TIRANË– Shoqata e Policëve në lirim denoncoi sot një ngjarje që sipas tyre po fshihet nga Policia e Fierit. Në një status në rrjetet sociale, faqja me të njëjtin emër shkruan se në fshatin Qenas, mbrëmjen e datës 14 dhjetor, duke u gdhirë data 15, patrulla e policisë sektori Shqiponja, konkretisht dy efektivët me emrat: Donald Bedri dhe Renald Stasa, kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz ML, ngjyrë gri me targë TR 4372 PM. Sipas Shoqatës së Policëve në lirim, pas të shtënave me armë, automjeti pasi është kontrolluar e mbajtur në Komisariat për orë të tëra është liruar bashkë me drejtuesin e tij. Ata bënë thirrje për referim të ngjarjes në prokurori.

Njoftimi nga Shoqata e Policëve në lirim: Në vazhdën e sjelljeve abuzuese të Policisë së Shtetit, kundër çdo parimi, norme e ligji, pas ngjarjeve shumë të rënda me vrasjen e një të riu në Tiranë dhe sjelljen e tyre dhunuese përtej çdo limiti me protestuesit. Policia përfshihet në një tjetër ngjarje të dyshimtë dhe në shkelje me rregulloren dhe Ligjin për Policinë e Shtetit. Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka fshehur ngjarjen e ndodhur ne fshatin Qenas, Fier. Mbremjen e datës 14 duke u gdhirë 15 dhjetor, patrulla e policisë sektori Shqiponja kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz ML, ngjyrë gri me targë TR 4372 PM. Ky automjet së bashku me personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Automjeti pasi është kontrolluar e mbajtur në Komisariat për orë të tëra është liruar bashkë me drejtuesin e tij. Punonjësit e Policisë që qëlluan me armë në drejtim të automjetit janë Donald Bedri dhe Renald Stasa, të dy punonjës të ri në detyrë. Materialet për ngjarjen deri në këtë moment, nuk janë referuar në Prokurori. Policia e shtetit përsëri në devijancë të detyrave, kompetencave dhe misionit të saj. Përdor armë pa kriter, nuk jep shpjegime pse shoqërohet mjeti në Komisariat dhe në krye të të gjitha shkeljeve qëndron fakti që nuk e referon në Prokurori. I bëjmë thirrje me forcë Policisë së Shtetit, ndal represionin e ktheu në binarët e ligjit dhe të misionit të Organizatës.

Pak orë pas publikimit të këtij denoncimi, Policia e Fierit ka përgënjeshtruar ngjarjen. Në një njoftim zyrtar, Policia e Fierit shkruan se më 15 dhjetor ka pasur vërtet një shoqërim të dy personave të cilët pasi drejtonin mjetin e tyre të llojit “Benz ML”, nuk i janë ndaluar patrullës. Në njoftim shtohet se personat me inicialet shtetasit I. Gj., 19 vjeç dhe K. B., 22 vjeç, banues në Fier janë shoqëruar në komisariat pas ndjekjes nga policia dhe u ështëhequr leja e drejtimit për shkak të veprës penale që kanë kryer. Por, në asnjë moment sipas njoftimit zyrtar, nga ana e efektivëve nuk është përdorur armë zjarri.

Njoftimi: Në datë 15.12.2020 ka filluar procedimi penal për shtetasit I. Gj., 19 vjeç dhe K. B., 22 vjeç, banues në Fier, pasi në datën 15.12.2020, rreth orës 00:30, duke lëvizur me automjetin tip “Benz”, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, nuk i janë bindur urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit për të ndaluar, por janë ndalur gjatë ndjekjes dhe janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier. Në lidhje me ngjarjen menjëherë është njoftuar oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Fier, i cili kreu veprimet përkatëse dhe referoi në Prokurori materialet për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer në bashkëpunim. Pavarësisht se veprimet janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Fier, ngjarja është pasqyruar në ëeb-in e Policisë së Shtetit. Sqarojmë se në asnjë moment, nga punonjësit e Policisë nuk është përdoruar arma e zjarrit as në ajër dhe as në drejtim të automjetit. Gjithashtu, në vijim të veprimeve nga ana e Policisë Rrugore të DVP Fier, për drejtuesin e mjetit, shtetasin I. Gj., është marë masë administrative pezullimi i lejes së drejtimit dhe lejes së qarkullimit për shkelje të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi per shqiponjat e fierit fier policia fier shqiponjat e fierit denoncimi per shqiponjat e fierit fier policia fier shqiponjat e fierit

Sondazh

Poll