Aktualitet

Masa e sigurisë iu dha në spital, lihet në arrest shtëpie Drejtuesja e Shërbimit të Provës në Kurbin

18 Dhjetor 2020, 13:35 Nga DOSJA
Masa e sigurisë iu dha në spital, lihet në arrest shtëpie

LEZHË– Drejtuesja e shërbimit të provës Lindita Lelçaj është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Kurbinit.

Seanca u zhvillua në spitalin e Lezhës pasi Lelçaj po merrte mjekimin për problemet që iu shfaqën në shëndet.

Lelçaj u pezullua dhe arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për korrupsion. Lelçaj është vënë nën akuzë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, pasi dyshohet se manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.

Agjenti i infiltruar i ofroi shefes së Shërbimit të Provës një shumë parash për të kryer veprime të jashtëligjshme dhe ajo ka pranuar duke rënë pre e kurthit. Më pas ajo u arrestua. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e pezulloi nga detyra pas arrestimit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arretohet lindita lelçaj lindita lelcaj arretohet lindita lelçaj lindita lelcaj

Sondazh

Poll