Aktualitet

EMRAT/ Shpërdoruan detyrën dhe lejuan prerjen e pyjeve, arrestohen pesë policë të Komisariatit të Maliqit, dy të tjerë p

18 Dhjetor 2020, 13:29 Nga DOSJA
EMRAT/ Shpërdoruan detyrën dhe lejuan prerjen e pyjeve, arrestohen

MALIQ- 5 punonjës policie të Komisariatit të Maliqit janë vënë në pranga nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe u është komunikuar masa “arrest me burg”, ndërsa dy të tjerë janë pezulluar nga detyra. 

Mësohet se janë arrestuar efektivët e identifikuar si: Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferin, Ylli Damon, Ardian Shepllon dhe Adrian Çekiçin. Ndërkohë janë pezulluar nga detyra Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose.

Të shtatë efektivët akuzohen se për shpërdorim detyre. Më konkretisht, ata dyshohet se kanë favorizuar subjekte private në prerjen e pyjeve në mënyrë të paligjshme.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme gjithashtu ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e 5 efektivëve të policisë në Maliq dhe pezullimin e dy të tjerëve. Në njoftim thuhet se ata akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas SHÇBA, ata kanë favorizuar dhe informuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes së lëndëve drusore mbi vend kontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mos goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian çekiçi ardian shepllon fatjola qose fillon kazaferin marius kapllanaj orges vojkollari shoqerohen pese police ne maliq ylli damon adrian çekiçi ardian shepllon fatjola qose fillon kazaferin marius kapllanaj orges vojkollari shoqerohen pese police ne maliq ylli damon

Sondazh

Poll