Aktualitet

Pas pensionistëve dhe punonjësve të transportit/ Shpërblim edhe për efektivët e Policisë, marrin 25 mijë lekë të reja.

18 Dhjetor 2020, 14:43 Nga DOSJA
Pas pensionistëve dhe punonjësve të transportit/ Shpërblim

TIRANË– Efektivët e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim! Forcave speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilëve rrezikonin t’u mbaronte afati i pageave të dietave në fund të dhjetorit, do të marrin shumën e akorduar nga shtetit. Për të dyja repartet është caktuar vlera e 30 mijë lekëve të reja.

Krahas kësaj shumë, efektivëve të Policisë përfshirë edhe ato të Rendit dhe “Shqiponjat”, pritet që t’u kalohet edhe një shpërblim prej 25 mijë lekëve të reja për shkak të angazhimit që kanë patur përgjatë muajve të fundit me protestat por edhe me menaxhimin e pandemisë së koronavirusi.

Megjithatë vlera e shpërblimit për reparte të ndryshme do të jetë në varësi të buxhetit që kanë në dispozicion Komisariate të ndryshme.

Shpërblim për fundvitin do të marrin edhe punonjësit e transportit, secili me nga 10 mijë lekë të reja. Po ashtu nga qeveria janë vënë në dispozicion 34 mln dollarë, shumë që llogaritet të ndahet për çdo pensionist në  5 mijë lekë të reja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperblime per policet shperblime per policet

Sondazh

Poll