Misteri i pistoletës pranë vendit ku u vra Klodian Rasha, Prokuroria nuk gjen asnjë gjurmë të viktimës
18 Dhjetor 2020, 14:30Nga DOSJA
TIRANË- Pistoleta që u gjet 100 metra nga vendi ku u vra Klodian Rasha, nuk ka asnjë gjurmë të viktimës.
Ky është konkluzioni i Prokurorisë së Tiranës për pistoletën që u dyshua se ishte hedhur nga viktima.
Hetimet kanë konfirmuar se nuk ka shenja gishtash as të personave të tjerë, kjo edhe për shkak të kushteve ku është gjetur, në një pellg me ujë.
Sipas A2, kjo armë do të dërgohet në një laborator të specializuar jashtë vendit, për të parë mundësinë e identifikimit të gjurmëve, ose të materialit gjenetik, që mund të bëjnë më vonë edhe identifikimin e zotëruesit të kësaj pistolete.
Kjo armë u gjet pranë vendit ku u vra Klodian Rasha në orët e para të 8 dhjetorit. Sipas efektivit që qëlloi të riun për vdekje, Rasha mbante në dorë një pistoletë, dhe për këtë ai u ndje i kërcënuar, ndaj e qëlloi.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Një aksident është regjistruar pak më parë në segmentin Spital-Uznovë në Berat,në kthesën e fshatit Duhanas.Burime për dosja.al bëjnë me dije se një mjet...
DIBËR– Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjes “184”, duke vendosur që të marrë si të pandehur vetëm katër zyrtarë vendor. Nga akuzat ka ‘shpë...
LEZHË– Drejtuesja e shërbimit të provës Lindita Lelçaj është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Kurbinit.Seanca u zhvillua në spitalin e Lezhës pa...
TIRANË– SPAK ka mbyllur hetimet për dy dosjet e bujshme në Shqipëri, atë të 137 kg kokainë që erdhën nga Ekuadori përmes Pireut dhe të laboratorit të...
MALIQ- 5 punonjës policie të Komisariatit të Maliqit janë vënë në pranga nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe u është komunikuar masa “...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e Preng Gjinit, pas operacionit që kreu Turqi, pas atentatit që iu bë më 15 shtator të këtij viti. I ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Plaurent Dervishajt në Dubai. I ftuar në studion e ABC, Hoxha tha se Dervishaj sipas...
TIRANË– Policia e Shtetit ka vendosur gjoba ndaj 426 qytetarëve pasi ishin në ambiente të jashtme pa maskë.Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte...
VLORË– Gjatë operacionit anti drogë në Vlorë ranë në pranga më shumë se 30 persona të akuzuar për trafikim lëndësh narkotike.Gjykata ka vendosur detyrim pa...