Politike

AXHENDA/ Mbyllet dita e dytë e Vjosa Osmanit në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama, asnjë detaj. MESAZHET që dha nga Kuv

17 Dhjetor 2020, 08:42 Nga DOSJA
AXHENDA/ Mbyllet dita e dytë e Vjosa Osmanit në Tiranë, takohet

TIRANË- Mbyllet dita e dytë e takimit të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Pak orë më parë ajo është takuar me kryeministrin e vendit Edi Rama, ku nuk pasur prezencë të mediave. Asnjë prej tyre dyve nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar nga takimi, përveç tre fotove të shpërndara nga kreu i qeverisë. Pak orë pas takimit, në një intervistë për media pak më parë Vjosa Osmani ka treguar detaje nga takimi me kryeministrin, Edi Rama ku ka thënë se kishte diskuar për nismën e Mini-Schengenit dhe kërkesën për miratimin e një rezolute të Parlamentit të Shqipërisë për gjenocidin serb në Kosovë.

Ndërkohë ditën e sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë prej nga u shpreh se Kosova nuk ka nevojë për tra nga Shqipëria. Në fjalën e saj Osmani kujtoi se Shqipëria ka qenë shteti që ka ndihmuar kosovarët në periudhën e luftës për të cilën tha se dhe familjarët e saj kanë vuajtur nga regjimi serb prej të cilit humbën dhe jetën. Por në momentin kur Vjosa Osmani ishte e pranishme në Kuvend, Rama nuk ishe asgjëkundi, pasi po zhvillonte një takim online me ekspertë turq të shëndetit. 

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shqipëri, Osmani takoi edhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kryesinë e Kuvendit. Në takim mes Ruçit dhe Osmanit është diskutuar për bashkëpunimin e vendeve dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ruçi në fjalën e tij ka thënë se Kosova momentalisht është në një periudhë të keqe. Ndërkohë që Osmani është shprehur se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është e vetmja mënyrë që e vërteta të dalë në shesh. Pas takimit me Ruçin Osmani ka vendosur kurorë me lule dhe ka bërë nderime te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

AXHENDA:

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë). Ndërsa në orën 10:15, u.d. Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ndërkaq, në orën 12:30, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në orën 16:00, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë ku do të kryej takime politike të ndryshme. Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në orën 17:00 doli në një konferencë për shtyp me presidentin e vendit Ilir Meta. Ditën e sotme pritet të takojë Kryeministrin Rama.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike osmani viziton shqiperine vjosa osmani osmani viziton shqiperine vjosa osmani

Sondazh

Poll