Art&Argëtim

Lajm i keq! Facebook dhe Instagram pezullojnë disa shërbime në Evropë

18 Dhjetor 2020, 07:34 Nga DOSJA
Lajm i keq! Facebook dhe Instagram pezullojnë disa shërbime në

SHBA– Një lajm i keq vjen për të gjithë përdoruesit e Facebook dhe Instagram. Facebook po çaktivizon disa veçori në aplikacionet e tij Messenger dhe Instagram për njerëzit në Evropë, për t’u siguruar që ato të jenë në përputhje me një ndryshim në rregullat e privatësisë.

Nga 21 dhjetori, aplikacionet e mesazheve do të bien nën rregullat e BE-së të njohura si direktiva e Privacy.

Facebook ka vendosur të çaktivizojë disa opsione interaktive dhe të ofrojë vetëm një shërbim thelbësor të mesazheve derisa të mund të shtojë shtesat përsëri. Sondazhet e bisedave në grupe në Messenger janë ndër mjetet për t’u çaktivizuar.

Aftësia për të vendosur pseudonime për miqtë në Messenger gjithashtu do të çaktivizohet, ndërsa ndarja e filtrave të fytyrës me realitet të shtuar përmes mesazhit direkt në Instagram do të çaktivizohet gjithashtu në Evropë.

Facebook tha se nuk kishte botuar një listë të të gjitha veçorive që po pezullonte në Evropë sepse do të riaktivizonte shpejt ato që kishte besim në përputhje me rregullat.

Opsionet kryesore të mesazheve dhe thirrjet në Instagram dhe Messenger nuk do të preken.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete facebook instagram facebook instagram

Sondazh

Poll