Art&Argëtim

“Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq, është gjynah edhe mamaja ime”/ Çfarë e bëri moderatoren Einxhel të

17 Dhjetor 2020, 18:34 Nga DOSJA
“Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq,

TIRANË – Moderatorja Einxhel Shkira, ka folur për herë të parë publikisht, pas sherrit të bujshëm që pati me Stresin.

E ftuar në ““Ftesë në 5”, ajo u shpreh se përplasja me Stresin  e ka prekur shumë atë dhe familjarët e saj.

Unë mund të isha një person depresiv dhe nga gjithë ajo që ndodhi mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim. Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminelë. Nuk janë ta amë të mirë se polici që vrau Klodianin”, tha Shkira.

Moderatorja lexoi në studio mesazhin që i dërgoi e ëma pas përplasjes, ku edhe u përlot.

“Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq, është gjynah edhe mamaja ime. Mesazhi që më ka shkruar ka qenë : Einxhel të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë. Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më”, lexoi Einxhel.

Përplasja mes dy VIP-ave nisi pas qëndrimit të moderatores për protestën, e cila tha se nuk do merrte pjesë në tubim, ndërsa Stresi iu kundërpërgjigj me nota fyese dhe ofenduese, duke e vijuar debatin në një përplasje virtuale.
(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira perlotet einxhel stresi einxhel shkira perlotet einxhel stresi

Sondazh

Poll