Art&Argëtim

Stresi e ofendoi rëndë në Instagram, Einxhel Shkira tregon bisedën me të atin e Stresit: E mora unë në telefon, më kërk

17 Dhjetor 2020, 19:45 Nga DOSJA
Stresi e ofendoi rëndë në Instagram, Einxhel Shkira tregon

TIRANË– Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka treguar për herë të parë detaje nga biseda me babain e Stresit, Sali Lushajn. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo tregoi sesi e kishte përjetuar sherrin në Instagram me reperin e njohur.

Einxheli pohoi që kishte komunikuar ajo e para me të atin e Stresit dhe se ai i kishte kërkuar ndjesë në emër të të birit.

“Unë pata një telefonatë me atë, faktikisht unë e kam kontaktuar. I kam treguar se çfarë ka ndodhur dhe menjëherë më ka kërkuar falje mua familjarisht, në emër të djalit të tij. Më tha që s’ka për të patur më asnjë shqetësim karshi meje. Nuk ka fare lidhje me mua, unë e pranova faljen e tij,”- sqaroi moderatorja, ndërkohë që ende nuk ka një kërkesë ndjese nga vetë Stresi.

Disa ditë më parë, Stresi e ofendoi në rrjetet e tij sociale moderatoren pasi ajo doli kundër dhunës në protestat për vrasjen e Klodian Rashës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz einxhel shkira einxhel shkira

Sondazh

Poll