Art&Argëtim

“Nëse e përsërisni, jeni të pushuar”, Tom Cruise nervozohet me stafin e tij, i kërcënon me përjashtim nëse thyejnë

17 Dhjetor 2020, 16:26 Nga DOSJA
“Nëse e përsërisni, jeni të pushuar”, Tom Cruise

SHBA– Aktori i famshëm Tom Cruise është kthyer në një ‘shef të keq’.

Kur po xhiron filmin e fundit “Mission Impossible 7”, xhirimet u penguan disa herë për shkak të pandemisë Covid-19 pasi stafi theu protokollin e Covid-it, gjë e cila e ka zemëruar keq aktorin.

Cruise nuk ka aspak dëshirë që xhirimet e filmit të vazhdojnë të shtyhen dhe kërkon ta përfundojë sa më parë projektin që ka nisur. Aktori ka “kërcënuar” stafin, duke i thënë se nëse kjo gjë përsëritet, ata do të përjashtohen të gjithë nga puna.

“Po krijojmë mijëra vende pune. Nuk dua ta shoh më këtë sjellje! Kurrë! Dhe nëse e përsërisni, jeni të pushuar!”, është deklarata që u ka thënë Cruise pjesëtarëve të stafit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz tom cruise tom cruise

Sondazh

Poll