Politike

Bledi Çuçi merr postin e ministrit të Brendshëm, Mimi Kodheli voton kundër, shpjegohet për Dosja.al: Kam qënë pa syze. L

17 Dhjetor 2020, 20:32 Nga DOSJA
Bledi Çuçi merr postin e ministrit të Brendshëm, Mimi

TIRANË– Sot në Kuvend, u miratuan dy ndryshimet e reja në kabintetin qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Milva Ekonomi u vendos ministre e Bujqësisë, ndërsa paraardhësi i saj, Bledi Çuçi në postin e ministrit të Brendshëm, por kishte 4 vota kundër. Mes tyre edhe ajo e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Për të sqaruar votën e saj, deputetja është kontaktuar nga Dosja.al, lidhur me arysen e votës së saj kundër. Në një mesazh të shkurtër për Dosja.al, ajo u shpreh se: Kam qënë pa syze. Lapsus!

Ndërsa vetëm pak minuta më pas, në një deklaratë live për emisionin “Open”, ajo përsëriti qëndrimin e saj, duke u justifikuar me atë që ajo e cilësoi “moshë e thyer”. Kodheli u shpreh se lexoi vetëm ‘dekreti i presidentit’ dhe mendoi që duhet të votonte kundër tij. Kjo pasi në Kuvend po shqyrtohej edhe dekreti i kthyer i kreut të shtetit, Ilir Meta për “metrologjinë”.

“Kam menduar se dekretin e presidentit duhet ta votoja kundër. Duhet të shtoj që jo vetëm për dy personat, si ministri Çuçi dhe Ekonomi do të votoja me të dyja numrat. Shikoni çfarë kam shkruar për shoqen time të fëmijërisë Milva Ekonomi,“-shtoi ajo. 

Mesa duket e gjitha ka qënë një keqkuptim…megjithatë mbetet votë kundër, por kësah herë pa “zarar”.

(k.m./a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi cuci minister i brendshem mimi kodheli bledi cuci minister i brendshem mimi kodheli

Sondazh

Poll