Politike

Rritet pagesa për administratën zgjedhore, kryetari dhe zv. kryetari i KZAZ-ve do të paguhen 5 mijë lekë më shumë se 4 vi

17 Dhjetor 2020, 20:07 Nga DOSJA
Rritet pagesa për administratën zgjedhore, kryetari dhe zv. kryetari i

TIRANË-Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ditën  e sotme në mbledhjen që ka zhvilluar online ka informuar se do të ketë më shumë para për komisionerët që do të angazhohen në zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë Kryekomisioneri Celibashi, i cili miratoi këtë të enjte vendimin për  të rritur shpërblimin financiar për administratën zgjedhore. Celibashi ndër të tjera ka treguar dhe se sa do të jetë  vlera që do të përfitojnë komisionerët e qendrave të votimit dhe grupet e numërimit, ku  kryetari dhe zv. kryetari i KZAZ-ve do të paguhen 5 mijë lekë më shumë se 4 vite më parë.

“Kemi propozuar rritje të shpërblimit për administratën zgjedhore për këto zgjedhje. Ky propozim erdhi edhe për faktin se përgjatë zgjedhje të mëparshme niveli i shpërblimit nuk ka ndryshuar. Kemi propozuar që për kryetarin e KZAZ dhe nënkryetarin e KZAZ vlera e shpërblimit të jetë 75 mijë leke, për sekretaren e KZAZ të jetë 65 mijë lekë, për anëtarin të jetë 60 mijë leke, për kryetarin e KQV të jetë 5 mijë lekë, sekretaren 4500 lekë, anëtarët 4000 leke dhe për anëtarët e grupeve të numërimit të jetë 10 mijë lekë“, tha Celibashi.

Në seancën publike të zhvilluar nga Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, u miratuan edhe projektvendimet  “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore dhe  modelet e dokumentacionit të punës të komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor që do të përdoren për zgjedhjet e 25 prillit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi ilirjan celibashi

Sondazh

Poll